Wednesday , June 23 2021

A po kthejnë SHBA shpresën kah partitë opozitare?

Pas devijimit të plotë të politikave të partisë shqiptare në pushtet BDI dhe veçanërisht pas pengesave që kjo parti po i bën Prokurorisë Speciale edhe përskaj përkrahjes deklarative, SHBA si duket ka vendosur të kthejë shpresën kah partitë opozitare jashtëparlamentare shqiptare, shkruan Fakte. Takimet e zyrtarëve të lartë të diplomacisë amerikane u intensifikuan pas deshtimit të ndryshimeve të Ligjit për Prokurorinë Speciale me çka do të vazhdohej afati kohor për punë të këtij institucioni dhe mbrojtjen e dëshmitarëve pas (vetë)vrasjes së një dëshmitari kyç.

Administrata amerikane si dhe ajo europiane më në fund kuptuan se partneri i deritanishëm tek shqiptarët, integristët e Ahmetit, për shkak të vasalitetit ndaj Gruevskit dhe zhytjes në korrupcion nuk ijanë në gjendje për të vepruar në mënyrë të pavarur në drejtim të zbatimit të kushtetutës dhe ligjeve dhe afrimin e vendit drejtë NATO-s dhe BE-së.

Siç u raportua në në media, brenda 24 orëve të fundit, Shefi i zyrës për politikë dhe ekonomi në ambasadën amerikane në Shkup, Stephenson, realizoi takime të ngjeshura pune me krerët e partive opozitare shqiptare, BESA, UNITETI dhe LRPDSH dhe sipas komunikatave të publikuara në këto takime është biseduar rreth aktualitetit politik dhe veprimeve të mëtutjeshme të opozitës shqiptare në vend./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *