Wednesday , October 24 2018

a në sa ora fillon nesër meçi McGregor – Khabib

Të dielën në mëngjes, në Nevada të Shteteve të Bashkuara, Conor McGregor rikthehet në oktagon për të rifituar titullin në peshën e lehtë në UFC, në një duel drithërues përballë rusit Khabib Nurmagomedov. 30-vjeçari nga Dagestani është kampioni në fuqi, në peshën deri 70 kg në MMA.

Marrëveshja përfundimtare u shpall që më datë 3 gusht, kështu që dy luftëtarët kanë patur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë, për një ndeshje që konsiderohet si një ndër më të mëdhatë në gjithë historinë e Ultimate Fighting Championship.

Të dy ndryshojnë shumë nga njëri – tjetri, madje edhe në mënyrën sesi luftojnë në kafaz. Khabibi ka patur një ngjitje graduale, duke mos njohur asnjë humbje në 26 përballjet në këtë sport, 8 prej të cilave janë fituar me “knock out”, ndërsa tetë të tjera pas dorzëzimit të kundërshtarit.

Ky takim do të mbahet në Las Vegas, ditën e dielë, afërsisht rreth orës 6 të mëngjesit, me orën qendrore të Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.