Wednesday , April 21 2021

A kanë ngelur 15 mijë “aktivistë” të BDI-së, pas të gjitha dështimeve të klanit të Zajazit?

“15.000 aktivistë janë tërësisht të gatshëm t’i ndjekin orientimet dhe rekomandimet e Shtabit qendror zgjedhor dhe liderit Ali Ahmeti.”, theksoi shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri, gjatë shpalosjes së planit për fillimin e fushatës parazgjedhore, transmeton Fakte. Neziri theksoi se “përplasja mes subjekteve maqedonase tregon se BDI bën politikë evropiane, dhe ajo do vazhdojë në këtë drjtim”.

Por, a kanë ngelur vërtetë 15 mijë shqiptarë që kanë aq hall të madh, saqë të rreshtohen pas urdhërave të Bekim Nezirit dhe klanit të Zajazit, pas të gjitha dështimeve të kësaj partie?!

Afera, skandale, korrupsion, kriminalitet i organizuar, keqpërdorim të pushtetit, vasalitet ndaj partnerit maqedonas, shitje të kauzës kombëtare, varfërim të shqiptarëve, largim masiv të tyre nga trojet, nënçmim, përbuzje, terrorizim, montime, vrasje, burgime të përjetshme,…..

Shqiotarët e Maqedonisë sot janë në gjendje të mjerueshme si asnjëherë më parë, por, a janë aq keq sa për t’u detyruar t’u rreshtohen urdhërave të Bekim Nezirit dhe klanit të Zajazit?!

Sot shqiptarët vendosin nëse do të shesin ardhmërinë e tyre dhe të fëmijëve të tyre për një interes ditor, duke lejuar kështu ca individë të vazhdojnë të pasurohen me paratë tonë, duke na e vrarë lirinë, njëkihësisht./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *