Wednesday , November 14 2018

A ishte vërtetë Arbnora nga Skenderaj, në Maqedoni?! Policia jep detaje ..,

Arbnor Dobra, 22-vjecarja nga Skenderaj, e cila nga familja e saj u deklarua e zhdukurpara një jave, tani është kthyer në shtëpi.

Drama në familjen Dobra nga Skenderaj ka përfunduar sot. Policia e Kosovës konfirmon kthimin e saj.

“Ajo sot u kthye me vetëdëshirë pranë familjes. Nuk ka ndonjë presion, rrëmbim apo diçka të ngjashme. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti.

Gjatë javës policia raportoi se kishin gjetur gjurmët e vajzës. Ajo kishte kaluar legalisht kufirin dhe gjendej në njërin nga shtetet fqinje,raporton lajmi.net.

Njëri nga familjarët e 22-vjecares tregoi të hënë për Express së Arbnora i kishte lajmëruar përmes një mesazhi. Familja e saj thanë se ajo gjendej në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.