SHARE

Eksponentë të partisë pro-ruse në Maqedoni “Edinstvena Makedonija”, në disa raste kanë deklaruar se presidenti i vendit, Gjorge Ivanov u ka treguar një hartë se si do të duket Maqedonia e kantonizuar, hartë që, gjoja ia ka dhënë ambasadori britanik në Maqesoni, Çarls Garet, shkruan Fakte. Sipas versionit të parë të Ivanovit, Maqedonia do kishte 7 kantone, që më pas të jetë reviduar në katër.

Në korrik të vitit të kaluar, Stefan Vllahov Micov në kolumnën e tij “Pse po vetëvritet VMRO-DOMNE” përveç tjerash ka shkruajtur:

Gjatë takimit tonë me Ivanovin në shkurt të këtij viti, ai na tregoi një hartë të përgatitur nga ambasadori britanik Garet, në të cilën Maqedonia është e ndarë në 7 kantone. Informacionet e reja janë se ato ndërkihë janë reviduar në katër kantone. Ta dishë këtë dhe të japësh mandat për formim të qeverisë e cila do të realizojë federalizimin e Maqesonisë është larg nga mendja e shëndoshë njerëzore, e jo më mendje shtetërore“.

Vetëm para disa ditësh, partia pro ruse në Maqedoni “Edinstvena Makedonija” në komunikatë për media ka përsëritur këtë informacion për “hartën britanike” për gjoja kantonizimin e Maqedonisë, e të cilën e posedon Presidenti Ivanov.

Edinstvena Makedonija e përkrahë presidentin Gjorge Ivanov në vendimin për të penguar federalizimin gjuhlsor si fazë kalimtare deri në federalim territorial ose deri në kantonizim sipas hartës së ambasadorit britanik Çarlls Garet, të cilën ia ka treguar Ivanovit gjatë takimit të tyre në rezidencën presidenciale në Vodno“- thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Ajo që habit më së tepërmi është se edhe pas deklarimeve të përsëritura të këtij informacioni, nuk kanë dalur me demant ose me aprovim as presidenti Ivanov dhe as ambasadori britanik në Maqedoni, Çarlls Garet. Madje as subjekte politike apo qendra analitike nuk kanë reaguar, sado që të jenë joserioz aktorët që po e përsërisin këtë gjë./FAKTE.Net

SHARE