A është subjektive “Anketa” e Bakiut?!

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM) gjatë periudhës së kaluar 6-mujore ka realizuar hulumtim në lidhje me tematikat rreth krizës politike si dhe rejtingjet e partive politike shqiptare në Maqedoni.

IHPQM, madje ka zbatuar metodologji të veçantë për zonat dhe komunat, në të cilat shqiptarët janë shumicë, me qëllim që kështu ta arrijë saktësinë e besueshmërisë dhe preferencën e shqiptarëve ndaj partive politike shqiptare.

Por, ajo që bie në sy është favorizimi ashiqare i Lëvizjes “Besa”, që ajo këtu të kalojë edhe PDSH-në dhe tjera partitë opozitare. Në disa nga anketat, madje “Besa” ka qenë prapa LR-PDSH-së së Ziadin Selës.

Por, edhe krahas kësaj, anketa në fjalë dëshmon edhe një herë mbi mbështetjen e madhe dhe të pakontestuar që ka BDI tek shqiptarët, ku partia e Ahmetit është lidere edhe sipas sondazhit të këtij Instituti.

Si që është e njohur me IHQM-në udhëheq Bashkim Bakiu që me këtë të prezantojë anketë të kurdisur e që në fakt favorizon partinë e tiij, pra “Besa”.

Anketa është realizuar duke zgjedhur respondentë të rastit, ndërsa mostra është stratifikuar për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në komuna dhe njësi zgjedhore, ku shqiptarët janë shumicë, ndërsa hulumtimi është bërë përmes telefonit me 1000 të anketuar, per secilen anketë./Aktuale

1-1387

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *