Wednesday , December 12 2018

A është i sigurtë “80-shi” për ndryshimin e emrit? Ahmeti i shqetësuar, Zaev i bindur

A janë të sigurta dy të tretat e votave në Kuvendin e Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese në fazën e tretë, që do ndryshonte emrin e vendit? Kjo është dilema që ka shtruar Radio Evropa e Lirë në emisionin që do të emitohet të dielen, shkruan Fakte. Dy protagonistët kryesorë të këtij procesi, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, nuk kanë qëndrime të njejta. Kreu i BDI-së Ahmeti shprehet “i shqetësuar” nga “veprimet e pakujdesshme të institucioneve”, veprime këto që do mund të cënonin shumicën e përbërë prej 80 votash.

”Tani t’ua them të vërtetën, sikur kam një shqetësim, sepse bëhet fjalë për një proces shumë të rëndësishëm, kam frikë mos lëndohet nga pakujdesia e institucioneve, mos të krijohet opinioni së është punë e kryer”- ka deklaruar Ahmeti, i cili nuk ka dashur të saktësojë nëse bëhet fjalë për shqetësimin e njejtë si të tetê deputetëve të larguar nga VMRO, pas arrestimit të Sasho Mijallkovit, shkruan Fakte. Ndërkohë, Kryeministri Zoran Zaev për ndikimin e Mijallkovit në votat e opozitës ka thënë se “gjithçka do shihet në fund të këtij procesi në janar”.

Bindja tek Zaevi se deputetët e opozitës do të votojnë pro ndryshimit të kushtetutës bazohet në inkorporimin e amandamenteve të tyre në amandamente./FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.