OJQ MOST, e cila zyrtarisht paralajmëroi fillimin e vëzhgimit, thotë se e kanë ngacmuar disa herë këtë çështje, por situata ndërlikohet pasi që kuvendi nuk e zgjodhi këtë problem.

Edhe OJQ Civil thotë se për këtë shkak, në opinionin publik flitet për kushte minimale për mbajtjen e zgjedhjeve, pasi që në njësinë zgjedhore 6, vota e qytetarit nuk ka vlerë të njëjtë.

Disa ekspertë thonë se votuesit në njësinë 6 mund të rriten ende, nëse ndodhë që votuesit e fshirë nga lista zgjedhore, të rikthehen.

Për shkak të tepricës së votuesve, PDSH-ja dhe Partia UNITETI tashmë kanë dorëzuar dy nisma në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar zgjedhjet e 11 dhjetorit, por që tani për tani, asnjëra nuk është vënë në rend dite të Kushtetueses. Edhe KSHZ-ja apeloi disa herë për t’u zgjidhë kjo çështje, por kuvendi u shpërbë dhe sitauta ka mbetur pezull./Telegrafi