SHARE

Kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, i cili sipas statutir të partisë propozon anëtarët e Komitetit Drejtues, nuk i propozoi në përbërjen e re të këtij organi më të lartë partiak, dy figurat e kësaj partie që patën kërkuar shtyrjen e kongresit të Vallandovës, Antonio Millosheski dhe Ilija Dimovski, shkruan Fakte. Këta dy të fundit ishin edhe kundërkandidatët më serioz të Mickovskit për të marrë kreun e partisë, mirëpo në moment të fundit ata u tërheqën nga kandidimi.

Mickovski nuk ka pranuar se ka përjashtuar Milloshoskin dhe Dimovskin, duke i lavdëruar se janë peraonalitete perfekte, mirëpo ai nuk i futi të njejtit në listën e anëtarëve të rinj të KD partiake.

Ndryshe, përçarje dhe përjashtime nga organet partiake ditët e kaluara ndodhën edhe në partinë opozitare shqiptare BESA, dhe sipas të gjitha gjasave aty do të formohen dy parti të veçanta. A do të ndodhë kjo edhe me VMRO-në ngel të shihet, ndërsa kryeminisyri Zaev kur po komentonte zhvillimet në Besë, tha se në VMRO situata është edhe më dramatike. Ndërkohë deputetë të VMRO-së një nga një po kalojnë në anën e mazhorancës qeveritare./FAKTE.Net

SHARE