SHARE
Viti i ri shkollorë, do ti presë nxësësit e shkollave të mesme në Shkup, me objekte të riparuara, oborre me parqe dhe gjelbërim, fasada energjetike dhe kushte të përshtatëshme për personat me aftësi të kufizuar, si brenda ashtu edhe jashtë objekteve shkollore ,njoftoi kryetari I qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai shtoi se e gjithë kjo do të bëhet me mjetet e projektit ‘Shkupi 2014-të’ të cilat kapin shifrën e 70 milion denarëve. Krahas fasadeve sipas Shilegov do të vendosen edhe filtra për ajër në cdo klasë në gjithsej 23 shkolla të mesme.
“Në Shkup katër shkolla ende ngrohen me Mazut, ndërsa qyteti shikon mënyrë alternative për ngrohje edhe për këtë. C’do shkollë deri në fillim të vitit  shkollorë, do të jetë e paisur me filtra për ajër. Nga gjithësej 23 shkolla të mesme, në 13prej tyre do të bëhet rikonstruimi i fasadave. Ndërsa në gjithësej këto 23 shkollat do të rregullohen oborret e shkollave me parqe dhe gjelbërim. Në mënyrë plotësuese, janë paraparë edhe 20 milionë denarë shtesë për të pajisur shkollat dhe zgjidhjen e infrastrukturës së brendshme në varësi të prioriteteve të secilës shkollë”, tha Petre Shilegov, Kryetar i qytetit të Shkupit.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve rikonstruktive është marrë në konsideratë edhe përshtatja e hapsirës për personat me aftësi të kufizuar, pra ndërtimi i jashtëm dhe i brendëshëm I objekteve shkollore,që kjo katëgori e ndjeshme të këtë qasje më të lehtë në të gjitha shkollat e qytetit të Shkupit. Rikontruimi i shkollave të mesme është parashikuar të fillojë më 10 qershor dhe të zgjasë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, tha Shilegov.
SHARE