Home Aktuale Ligji për shqipen iu dërgua Ivanovit, nga aty heshtje

Ligji për shqipen iu dërgua Ivanovit, nga aty heshtje

SHARE

Kryetari i shtetit nuk gjen kohë të prononcohet se a do ta nënshkruaj ligjin për gjuhët.
Edhe pse TV21 kontaktoi të gjithë ekipin e tij dhe personalisht Ivanovin, ai nuk u përgjigj.
Në fjalimin e tij të fund vitit presidenti dha sinjale se nuk ka ndërmend që të pranojë këtë ligj

“Ky propozim ligj e shkel ligjin më të madh të shtetit, dhe kjo është Kushtetuta e Maqedonisë. E dyta, për një propozim ligj të ketë flamur evropian, është e patjetërsueshme është të ekzistojë direktivë evropiane. E treta, nuk ka terminologji precize rreth kësaj se çfarë do të thotë gjuha zyrtare dhe gjuhë në përdorim zyrtare. E katërta, ligji është represiv”, u shpreh Gjorgje Ivanov, President.

Nëse Ivanov nuk e nënshkruan dekretin brenda 10 ditëve, pas skadimit të afatit ligjor, ligji do të duhet t’i kthehet edhe një herë parlamentit brenda 30 ditëve në lexim të tretë, që nënkupton vetëm aktin e votimit të serishëm. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, një ditë më par tha se nuk e mohon faktin që Presidenti Ivanov mund ta bllokojë ligjin, por kërkoi reflektim të tij dhe miratimin e këtij ligji.

Ky ligj hyn në fuqi në ditën e botimit në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”.
Institucionet e pushtetit qendror dhe atij lokal kanë afat gjashtë muaj për përgatitjen e implementimit të  ligjit për gjuhët. Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji tha se në afat prej një viti, të gjitha ligjet duhet të harmonizohen me dispozitat për përdorimin e gjuhëve edhe atë të gjuhës maqedonase, shqipe dhe angleze.

“Në afat prej gjashtë muaj do të filloj implementimi i nenit 7 të ligjit ku parashihen të gjithë mbishkrimet e organeve shtetërore dhe lokal të jen në gjuhën shqipe dhe asaj maqedonase e gjuhës angleze. Në afat prej një viti, të gjitha ligjet duhet të harmonizohen me dispozitat për përdorimin e gjuhëve. Risi tjetër që parasheh ligji për përdorimin e gjuhëve është se do të formohen edhe dy institucione të reja që kanë të bëjnë për zbatimin e ligjit dhe implementimin e tij në praktik”, tha Bilen Saliji, ministër i drejtësisë.

Uniformat e policisë, zjarrfikësve, si dhe të punëtorëve në shëndetësi do të jenë edhe në gjuhën shqipe. Neni 8 i ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve, e përkufizon saktë se uniforma dygjuhësore do të ketë në Shkup, si dhe në të gjitha komunat ku jetojnë komunitete tjera që nuk janë maqedonas, e që janë së paku 20%. Elemente të kulturës shqiptare do të ketë edhe në bankënota dhe monedha, kurse në dy gjuhë do të jenë edhe pullat postare. Përveç komunikimit me qytetarët që duhet ta zhvillohet edhe në gjuhën e tyre shqipe, institucionet shtetërore do të duhet të kenë edhe uebfaqet e tyre në gjuhën shqipe. Ligji i ri e përcakton saktë se kryetari i kuvendit, si dhe kryetari i komisioneve të kuvendit, ka të drejtë që ta udhëheq seancën në gjuhën që e flasin më së paku 20% të qytetarëve, e që është gjuha shqipe. Në dy gjuhë do të duhet të jenë edhe tabelat e institucioneve, madhësia e shkrimit do të jetë e njëjte, por ligji e përcakton që shkrimi i parë të jetë në gjuhën maqedonase

SHARE