SHARE

Siç ishte bërë e ditur edhe më herët, sot në ora 21 fillin me punë Televizioni kosovar RTV21, edicioni për Maqedoni. Partia shqiptare në pushtet kohë më parë licencoi këtë televizion dhe përshpejtoi hapjen e tij për nevoja të saj paraelektorale, me faktin se kjo parti kampanjën e ka filluar 7 muaj para zgjedhjeve, duke hapur edhe shtabe qëndrore e lokale, si askush asnjëherë më parë.

Drejtor i RTV21M është caktuar ish ministri i BDI-së Valon Saraçini, njëkohësisht njeri i afërt i udhëheqësve të degës së BDI-së në Cair.

Ajo që havit është fakti se me ftesë të veçantë “në krye të vendit” në ceremoni do jetë ulur “presidenti i kontestuar” nga BDI, Gjorge Ivanov.

Fakte.Net uron RTV21M dhe i dëshiron punë të mbarë.

FAKTE.Net

SHARE