Tuesday , August 20 2019

Veseli thotë se çështja e fotografisë së Flora Brovinës është lojë e Serbisë

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur edhe njëherë rreth fotografisë e gruas së dhunuar që e publikoi deputetja e PDK’së, Flora Brovina, e e cila nga Gazeta Express u zbulua se është e falsifikuar. Veseli thotë se e gjitha është lojë e shërbimeve sekrete armike. 

Kreu i PDK’së thotë se e di se kush është fajëtor që i futi në kurth deputeten Brovina. 

Ai në një emision në RTV Dukagjini ka thënë se kjo është loje e shërbimeve sekrete armiqësore.

“Kjo është një lojë e djallit, e armikut. Unë e njoh mirë këtë lojë. Kjo është tipike e një lufte speciale”, ka thënë Veseli, transmeton Gazeta Express. 

Ai thotë se këto shërbime mund të kenë prekur pas luftës shoqatat që janë marrë me krimet e luftës, me të pagjeturit dhe me viktimat e tjera. 

“Është një fatkeqësi e madhe nëse ka ndodhur prej vitit 2003. Targetimi mund të ketë ndodhur te shoqatat që janë marrë me krimet  e luftës”, ka thënë Veseli.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *