Friday , May 24 2019

Liverpooli shqyrton mundësinë e largimit të Shaqirit

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri mund të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra e Liverpoolit, kanë njoftuar të premten mediumet në Angli.

Siç raportojnë mediat angleze, Shaqiri nuk ka lënë përshtypje pozitive, duke shënuar vetëm gjashtë gola dhe pesë asistime në 30 paraqitje, transmeton KTV.

Por, Shaqiri nuk ka pasur edhe shumë hapësirë gjatë edicionit të tij të parë te skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloppi.

Mesfushori i Zvicrës, te Liverpooli u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga skuadra e Stoke Cityt dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *