Friday , May 24 2019

Një i dyshuar për krime lufte ekstradohet nga Hungaria në Kosovë

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, bëri të ditur se një i dyshuar për krime lufte është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë.

“Sot, institucionet tona kanë realizuar ekstradimin nga Hungaria të një individi të dyshuar për krimet e luftës në Kosovë. Kemi dhënë garanci të plota se krahas ballafaqimit me përgjegjësinë, ne do të respektojmë dinjitetin dhe të drejtat e secilës palë në procedurë”, citohet të ketë thënë Tahiri në një komunikatë të lëshuar nga ministria që drejton.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës do të mbeten të përkushtuara edhe më tej që secili përgjegjës për krimet e luftës ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999, të dalë para drejtësisë dhe të përgjigjet për veprimet e veta.

Tahuri tha se rendi juridik i Kosovës e garanton respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të secilës palë në procedurë.

“Konsolidimi i bazës ligjore dhe rritja e kapaciteteve të organeve të sistemit të drejtësisë është bërë pikërisht për të rritur efikasitetin e vendosjes së drejtësisë për viktimat e këtyre krimeve”.

“Zbatimi i të drejtave të njeriut, barazia para ligjit dhe secili segment që ndërlidhet me personat e dyshuar potencialë për vepra penale, përfshirë edhe për ato që ndërlidhen me krimet e luftës, vlejnë dhe do të vlejnë gjithnjë”, tha Tahiri.

Nacionaliteti i të ekstraduarit nuk u bë i ditur./ Burimi: REL

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *