Friday , May 24 2019

Partia Sllovene vendos parulla në rrugë: Sllovenia së pari, jo Shqipëria

Një parti e djathtë në Slloveni, e quajtur “Duaje vendin tënd” duket se ka nisur një propagandë kundër Shqipërisë në rrugët sllovene.

“Sllovenia së pari, Jo Shqipëria”-shkruhet në banerat që janë vendosur në rrugët e këtij shtetit.

Emigrantët shqiptarë në Slloveni kanë shprehur shqetësim, për këtë propagandë kundër vendit tonë në këtë shtet.

Valart Çollaku, një emigrant shqiptar ka denoncuar në Dritare.net, këtë akt dhe sipas tij duhet një reagim i fortë i shtetit shqiptar.

“ Ja Sllovenia si propagandon, kjo është një parti e djathtë dhe vetë sllovenët po pyesin, se çfarë ka Shqipëria në këtë mes! E kuptova kur kam lexuar disa shkrime të një pjesëtari të kësja partie të djathtë e cila quhet “Duaje vendin tënd”, e cila reklamon Ëilderin e Holandës, si shpëtim për Evropën.

Po u bashkangjis edhe këtë Bilbordin e kësaj partie.

Të gjithë po pyesin, sidomos komuniteti unë që është në Slloveni, reagimi  duhet të jetë në nivelet e larta shtetërore shqiptare. Duhet të bëhët një notë proteste ndaj kësaj propaganda të ulët”- thotë emigranti shqiptar në Slloveni.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *