Sunday , June 16 2019

Hoxhaj: Serbia duhet ta pranojë përgjegjësinë për krimet në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka përshëndetur deklaratën e Kuvendit të Kosovës, që u miratua sot, e cila kërkon zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi dhe dënimin e përgjegjësve për këtë krim.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, tha se miratimi i kësaj deklarate është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Ai po ashtu ka thënë Serbia duhet të ndalojë së mohuari krimet e saj në Kosovë dhe ta pranojë përgjegjësinë për fushatën e spastrimit etnik dhe mijëra viktima civile.

Postimi i plotë:

Miratimi i Deklaratës së Kuvendit të Kosovës në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyçi, në seancën e sotme, duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e përgjegjësve për këtë krim, është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Serbia duhet të ndalojë së mohuari krimet e saj në Kosovë dhe ta pranojë përgjegjësinë për fushatën e spastrimit etnik dhe mijëra viktima civile. Kosova nuk do të ndalet derisa përgjegjësit të sillen para drejtësisë

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *