Sunday , June 16 2019

Thirrjet anti-shqiptare, Vardari do t’i nënshtrohet hetimit të FFM-së

Grupi i tifozëve “Komitët”, gjatë lojës së Vardarit me Shkëndijën e Tetovës, kanë përdorur gjuhë të urrejtjes duke fyer futbollistët, publikun shqiptar por edhe shqiptarët në përgjithësi. Ndeshja që luhej në Shkup, për shkak të fyerjeve të vazhdueshme është ndërprerë në minutën e 9, për të vazhduar pak minuta më vonë kur janë ndalur të fyerjet dhe të sharat. Në minutat e fundit të ndeshjes janë aktualizuar përsëri fyerjet dhe sharjet ndaj futbollistëve shqiptarë. Këto gjeste dhe fyerje janë shënuar edhe në raportet e delegatëve dhe gjyqtarëve të ndeshjes. Nga Komisioni i Garave thonë se sipas informacioneve të deritanishme, Vardari do t’i nënshtrohet komisionit disiplinorë pranë FFM-së.

Po i mbledhim raportet e gjithë personave zyrtar që kanë qenë të pranishëm në lojë, përfshirë këtu edhe delegatët dhe referët. Deri në fund të ditës mendoj se do t’i kemi të gjitha dëshmitë dhe të dhënat që na duhen. Në bazë të informatave që kemi siguruar deri tani, mendojmë që Vardari do t’i nënshtrohet komisionit disiplinor”-thonë nga Komisioni i Garave.

Të martën pritet që kjo çështje të shqyrtohet në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, pasi që të dorëzohet raporti nga Komisioni i Garave.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se janë të njoftuar me rastin dhe se e dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet që janë përdorur në ndeshjen e djeshme futbollistike

Qeveria e dënon çdo përdorim të gjuhë së urrejtjes që paraqitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa dallim nëse i njëjti është thënë nëpër rrjetet sociale, tribuna, kongrese apo në konferenca për shtyp. Gjithmonë e kemi dënuar gjuhën e urrejtjes, po ashtu edhe në rastin konkret”-theksuan nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk u përgjigjën në pyetjen e Televizionit Alsat se a ka paraqitur dikush përdorim të gjuhës së urrejtjes e as nëse do të marrin masa për rastin e djeshëm. Ndërkaq, fyerjet dhe sharjet nuk është hera e parë që marrin vëmendjen e ndeshjeve ku garojnë ekipe shqiptare dhe maqedonase. Madje disa herë ekipet edhe janë dënuar dhe sanksionuar si me para, ashtu edhe me ndeshje pa publikë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *