Sunday , June 16 2019

Gjykata e Kumanovës hedh poshtë kërkesën e palës mbrojtëse për rastin “Almiri”

Gjykata Themelore e Kumanovës nuk pranon kërkesën e palës mbrojtëse, që në rastin Almiri, të mos merret si bazë ekspertiza neuropsikiatrike dhe ekspertiza teknike të kryera nga neuropsikiatri Branisllav Stefanov dhe ndihmësja Zoja Babinoski dhe eksperti teknik Stoiki Zllatkovski.  Arsyetimi është se ekspertët të cilët kanë kryer ekspertizën janë ekspert pa, marre parasysh se u ka skaduar afati i licencës dhe të njëjtit janë gjetur në regjistrin për ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë.

Në seancën e sotme po dëgjohen dëshmitë.

Pala mbrojtëse gjithashtu ka dërguar kërkesë tek Apeli qe rigjykimi i rastit në fjalë të transferohet në Gjykatën Themelore të Shkupit, por për të njëjtin ende nuk është marrë vendim. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq deklaroi se refuzimi i kërkesës së tyre është edhe një dëshmi se ata më nuk i besojnë kësaj gjykate dhe duan që me çdo kusht kjo lëndë të mos vazhdoj të gjykohet në Kumanovë./Tv21

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *