Wednesday , April 21 2021

90 mijë shqiptarë të regjistruar në Kroaci

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka thënë aktualisht në Kroaci janë të regjistruar 90 mijë shqiptarë.

Ajo ka treguar se ka edhe shumë të tjerë që nuk janë të deklaruar për shkaqe si politike dhe ekonomike

“Kroatët kanë simpati ndaj nesh dhe na janë falënderues për punën dhe kontributin tonë kemi pasur vullnetar që kanë luftuar rreth 2500 veta, ku kemi edhe të rënë atje.”

Në Vukovar ushtari i fundit që ka rënë është shqiptar, ka thënë Përlaskaj në Klan Kosova.

Përlaskaj, që me prejardhje është nga qyteti i Prizrenit nuk ka lënë pa përmendur edhe raportet Kosovë-Kroaci.

Ajo ka thënë se beson shumë që shteti kroat do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

“Me integrimin tonë atje do t’i ndihmojnë edhe shtetit tonë – Kosovës. Çdo herë kërkoj që pakica shqiptare të përmendet më shumë dhe Kosova të jetë prioritet”, ka pohuar Përlaskaj.

Ajo ka shtuar se ka pasur edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës gjë që ka thënë se shpreson ta ketë edhe në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *