Saturday , June 19 2021

9 italian viktima në sulmin terrorist në Daka të Bangladeshit

Ministria e Jashtme italiane konfirmon se 9 shtetas italianë kanë mbetur viktimë në sulmin e djeshëm terrorist të ISIS në restorantin Holey Artisan Bakery në lagjen diplomatike në Daka të Bangladeshit.

Ata janë Adele Puglisi, Marco Tondat, Claudia Maria D’Antona, Nadia Benedetti, Vincenzo D’Allestro, Maria Rivoli, Cristian Rossi, Claudio Cappelli e Simona Monti, shumica e të cilëve sipërmarrës në fushën e tekstileve që prej shumë vitesh punonin në qytetin e Dakës.

Një tjetër shtetas italian që ndodhej natën e shkuar në atë lokal ende nuk është gjetur, por nuk rezulton mes trupave të viktimave.

Janë të paktën 20 viktima civilë të vrarë nga ky atentat terrorist i Shtetit Islamik në Daka. 7 viktimat e tjera të identifikuara janë shtetas japonezë.

Kryeministri italian Matteo Renzi ka informuar se një avion i Qeverisë italiane është nisur drejt Dakës.

“Jemi të gjithë të bashkuar e Italia qan sot bashkëkombësit e saj të vrarë të Daka. Jemi të prekur por jo të përulur, Italia nuk dorëzohet para çmendurisë që kërkon të shkatërrojë jetën tonë të përditshme” ka deklaruar Kryeministri italian Renzi.

Ka qënë një natë e vërtetë terrorri ajo e një nate më parë në bar-restorantin Holey Artisan Bakery në lagjen diplomatike në Daka të Bangladeshit.

Një komandë prej 7 terroristësh të ISIS kanë sulmuar këtë lokal duke marrë peng 35 persona e vrarë rreth 20 civilë që ndodheshin në lokal.

Autoritetet e Bangladeshi informojnë se shumë prej viktimave janë vrarë me thika të mprehta ngaterroristët që u kërkonin të recitonin vargje nga Kurani.

Në orën 7:40 të orës evropiane një operacion i forcave speciale të Bangladeshit ka mundur të eliminojë 6 terroristë, të plagosë një prej tyre e të çliroj pengjet civile.

Shteti Islamik ka pranuar autorësinë e këtij sulmi terrorist.

Shteti italian ka shpallur ditë zie kombëtare e të gjithë flamujt në selitë e institucioneve janë në gjysëm shtizë.

Sot futbollistët e Kombëtares italiane do të zbresin në fushën e Euro 2016 për të luajtur kundër Gjermanisë me shiritin e zi në krah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *