Wednesday , June 23 2021

7 të arrestuar sot për terrorizëm

Ministria për punë të brendshme informoi se në bazë të analizave dhe provave të mbledhura deri tani, prokuroria themelore për ndjekje të kriminalitetit të organizuar dhe korrupcion ka lëshuar urdhër për zbatim të masave hetuese edhe për shtatë persona tjerë, në lidhje me ndodhitë e 9 dhe 10 majit në Kumanovë, raporton Fakte.

Bastisje janë bërë në territorin e Shkupit me rrethinë, Kumanovë dhe fshatrat e komunës së Likovës Brezë, Malinë, Hotël dhe Mateç.

Të dyshuarit ngarkohen me akuzën për “Organizim terrorist” neni 394a dhe “Terrorizëm” neni 394b dhe të njejtëve u është caktuar masa e paraburgimit./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *