Wednesday , September 26 2018

Dështimi i referendumit, fitore e Rusisë!

Atë që shumë persona me muaj e thonë në mënyrë indirekte, analistja amerikane për politikë, Evelin Farkash e tha në mënyrë të qartë dhe me zë të lartë, në panelin e sotëm kushtuar Marrëveshjes së Ohrit. Ajo foli edhe në lidhje me vërejtjen e tij se rajoni është nën ndikim të fuqishëm të fuqive nga Lindja, percjell Fakte.

“Bota shikon se krahas rritjes globale të nacionalizmit dhe proteksionizmit, rritje që arrihet  përmes frikës dhe politikave të papërgjegjshme, Maqedonia tregoi një shembull të ndryshëm. Ajo iu përgjigj “putinizmit”, mënyrës së qeverisjes së korruptuar, ofroi shpresë për popullin në Maqedoni dhe në botë, se paqja dhe stabiliteti mund të fitojnë, për shkak të besimit të vazhdueshëm në institucionet evropiane dhe trans – atlantike, baza e të cilëve është në demokracinë”, tha Evelin Farkash, ish nëpunës në Stejt Departament.

 Rruga drejt realizimit të qëllimit, dhe kyçja në aleancën e vetme operative dhe kolektive në botë dhe në bashkësinë më të madhe evropiane, NATO-n dhe BE-n, çon drejt referendumit të suksesshëm më 30 shtator, konsideron Farkash.

“Mos bëni gabim. Referendum i dështuar do të thotë humbje për demokracinë, për sundimin e së drejtës dhe për paqen. Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë thanë JO ryshfetit rus dhe manipulimeve. Ata u shprehën se maqedonasit dhe grekët, e jo Kremlini, janë ata që vendosin për atë se cilët vende i duan për aleatë dhe partnerë tregtar. Liderë nga Maqedonia dhe Greqia thanë PO për ardhmëri të fortë dhe progresive të Maqedonisë dhe Ballkanit”, u shpreh tha Evelin Farkash, ish nëpunës në Stejt Departament.

 Edhe bashkëbiseduesit tjerë në debatin e titulluar si “Rruga drejt Brukselit përmes Ohrit”, kryeministri Zaev , lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ish-gjenerali i NATO-s, Barni Vajtstuner, theksuan se referendumi për marrëveshjen me Greqinë për emrin, është elementi kyç për arritjen e qëllimeve shumëvjeçare të Maqedonisë, për arritjen e demokratizimit, sundimit të së drejtës dhe për kyçje në BE dhe NATO. Në lidhje me atë se shtesa gjeografike e emrit nuk do të shkaktojë shumë ndryshime, gjenerali Barni citoi disa vargje të Shekspirit duke thënë se “Roza edhe me emër tjetër do të ketë aromë të këndshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.