Monday , August 20 2018

Thaçi e Haradinaj përshëndesin marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Twitter, ka uruar kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev për arritjen e marrëveshjes për emrin, përcjell Fakte.
Thaçi këtë marrëveshje e ka cilësuar si historike dhe sipas tij do të hap rrugë anëtarësimit në NATO dhe BE për tërë Ballkanin Perëndimor.

Ai po ashtu ka uruar qytetarët e këtyre dy shteteve për këtë marrëveshje.

Ky është postimi i potë i presidentit Thaçi:

Unë uroj fqinjët tanë në Athinë dhe Shkup për arritjen e marrëveshjes historike për emrin e ri të Republikës. Tsipras, Zaev dhe qytetarët e tyre duhet të përgëzohen. Kjo mundësi e re për anëtarësim në NATO-s dhe BE, ndihmon Kosovën dhe tërë WB6.

Edhe Kryeministri Ramush Haradinaj ka mirëpritur marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë. Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Haradinaj thotë se ngjarjet e tilla përafrojnë gjithë rajonin me strukturat dhe vlerat e synuara euro-atlantike.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

I gëzohem lajmit të shumëpritur për arritjen e marrëveshjes historike për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Lidershipi i të dyja vendeve u tregua i vendosur dhe vizionar për të kontribuar në përmbylljen e një çështjeje të hapur të Ballkanit Perëndimor.

Çdo lajm i mirë nga rajoni ynë, na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike të cilat bashkërisht i synojmë.

Uroj që në këtë frymë konstruktive të përmbyllen të gjitha temat tjera historike të mbetura hapur nga e kaluara në Ballkan./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.