Wednesday , September 26 2018

Kosovë-Dragash: Afrohet gara e kuajve, pjesëmarrës edhe nga Shqipëria e Maqedonia (video)

Vrapimi i kuajve është një traditë që po vazhdon në komunën e Dragashit, më saktësisht në trevën e Opojës. Edhe pse kjo garë zgjat vetëm rreth dy minuta, në vete përmban emocion, adrenalinë dhe spektakël, përcjell Fakte.

Si çdo vit, edhe këtë vit organizohet evenimenti “Vrapimi i Kuajve” nga klubi i kuajve “Liridona”, garë e cila do të mbahet më 28 prill (e shtunë) në “Mejdan” të Opojës, duke filluar nga ora 13:00.

Dhe siç shkruan Opoja.tv, këtë vit premtohet se spektakli do të jetë akoma më i madh për shkak se në garë do të jenë deri në dhjetë kuaj, ku përveç garuesve nga Opoja, Ferizaj e Shtimja, në garë pritet të ketë edhe kuaj garues nga Tirana, Durrësi, si dhe Shkupi.

Evenimenti pritet të zbukurohet edhe më shumë nga qindra qytetarë të trevës së Opojës e më gjerë, të cilët do jenë prezent për të mbështetur të preferuarin e tyre. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.