Tuesday , April 20 2021

450 mijë euro gjithsejt janë paguar për kompenzimin e dëmeve nga përmbytjet në Maqedoni

Gjithsej 450.000 euro pagesa u janë bërë familjeve të rajoneve të përmbytura, por kompanitë e sigurimeve kanë në dispozicion edhe 500.000 euro tjera, pasi që vlerësimi i dëmeve vazhdon ende, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu bën të ditur Agjencia për mbikëqyrje të sigurimeve (AMS), e cila njofton se nga 860 dëmet e lajmëruara, bazë për kompenzim nuk kanë patur 257 raste.

Me rastin e 1 nëntorit, Ditës së sigurimeve, AMS-ja porositë qytetarët, ndërmarjet mikro, të vogla dhe të mesme, kompanitë e mëdha, artizanatçinjtë, bujqit, institucionet shtetërore, etj, që të njohin rolin e rëndësishëm të sigurimit si mënyrë më të mirë, më efikase dhe efektive për ballafaqimin me humbjet e mundshme financiare dhe kompenzimet për dëmet./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *