Wednesday , January 20 2021

45 milion denarë për rrethin në Autokomandë

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me komunën e Gazi Babës kanë përfunduar punimet tek rrethi në mes lagjeve Autokomandë dhe Hekuranë, shkruan Fakte. Ky projekt ka kushtuar 45 milion denarë të cilat janë siguruar nga buxheti i qytetarëve. Rrethi është supermodern, me diametër 60m dhe gjërësi të korsisë 9m. Gjithashtu është vendosur hortikulturë, lule dhe gjerbërim.

Ndryshe, rruga kryesore në Hasanbeg tanimë 10 muaj është e gërryer si pasojë e vendosjes së gypave të kanalizimit dhe akoma nuk po rregullohet. Trafiku urban dhe automjetet nuk kalojnë nëpër të, përderisa shfrytëzojnë qarkoren, ndërsa nxënësin kalojnë më tepër kilometra në këmbë nëpër baltë dhe pluhur për në shkollë. Edhe për këtë projekt kompetëntë është komuna e Gazi Babës./FAKTE.Net

image-0.02.01.58af35158f4a219e3a650107f79672de23e8cd1fd962c19056c57df4385ba150-V

kt_porta_vlae_potoa 2016-07-11 20.25.37 20160711_195610

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *