Tuesday , March 19 2019

40 të vdekur dhe 20 të lënduar nga sulmet në dy xhami të Zelandës së Re

Së paku 40 persona kanë vdekur dhe 20 janë plagosur në dy sulme terroriste në Zelandën e Re, gjatë faljes së xhumasë. Sulmi terrorist ka ndodhur në qytetin Christchurch. Policia e Zelandës së Re njoftoi para pak minutash, se në të dy sulmet, terroristët kanë përdorur armë automatike. Tre burra dhe një grua aktualisht janë në mbajtje ka thënë komisionari policer, Mike Bush, mirëpo ka paralajmëruar se të dyshuarit e tjerë mund të jenë në arrati. Njëri nga terroristët e dyshuar, sulmin e vet e ka transmetuar “live” në rrjetet sociale, percjell Fakte. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e përshkroi këtë si një sulm terrorist dhe një nga ditët më të vështira për vendin. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison bëri të ditur se njëri nga të arrestuarit është qytetar i Australisë./21Media

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *