Gjithsej 5.022 qytetarë të dhënat e të cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të kryqëzuara dhe kontrolleve në terren janë kontestuese respektivisht kanë mospërputhje me të dhënat në Listën zgjedhore, janë paraqitur deri sot në mesditë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Nga këta, siç kumtuan nga KSHZ-ja, 2.236 janë paraqitur në drejtoritë dhe zyrat rajonale dhe në zyrat e tjera të KSHZ-së, ndërsa 2.786 për aplikimet kanë përdorur ueb aplikimin në faqen e internetit të Komisionit.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, më së shumti qytetarë të paraqitur janë në Çair – 907, në Saraj – 571, në Tetovë – 501, në Kumanovë – 453. Më pak të paraqitur ka në Plasnicë, Vasilevë dhe Gradsko, me nga 2, ndërsa në KSHZ nuk janë paraqitur qytetarë nga shumë komuna, duke përfshirë Negotinë, Pehçevë, Zelenikovë, Krivogashtani, Demir Kapi….