Wednesday , August 4 2021

300 vota ndajnë LSDM-në nga barazimi; 600 nga fitorja

KSHZ shpalli rezultatet paraprake finale nga të cilat shihet se VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandat, ndërsa LSDM 49, shkruan Fakte. Por, pritet që brenda afatit për ankimim të dorëzohen ankesa të cilat mund ta ndryshojnë në mënyrë drastike rezultatet.

Në Njësinë zgjedhore numër dy, nëse Besa do merte 300 vota më tepër, një mandat deputeti dë t’i shkëputej VMRO-së, ndërsa nëse Lëvizja e Kasamit do merte plus 600 vota në Njësinë gjashtë, një deputet i VMRO-së do të kalonte në radhët e LSDM-së, dhe me këtë do të kalonte në epërsi partia e Zaevit.

Kjo nënkupton se LSDM-në e ndajnë 300 vota nga barazimi 50:50 me VMRO-në, ndërsa 600 vota nga fitorja 51:49./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *