Saturday , June 19 2021

30 mijë votuesit e kontestuar, OSBE: Të ndihmojmë për regjistrimin e qytetarëve të mbetur

OSBE do të ndihmojë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në edukimin dhe trajnimin intensiv të Administratës zgjedhore para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare…

Shefja e misionit të OSBE-së është shprehur e gatshme të ndihmojë KShZ-në edhe në regjistrimin e 30 mijë votuesve që mbetën jashtë listës zgjedhore.
“Një punë të cilën mundemi gjithashtu ta ndihmojmë është regjistrimi i qytetarëve të mbetur që të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Komisioni i OSBE-së plotësisht i përkrah përpjekjet e KShZ-së. Konsiderojmë që ky bashkëpunim do të jetë i vlefshëm edhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm si dhe përforcimin e kapaciteteve të tyre posaçërisht në pjesën që ka të bëjë me trajnimin”,– deklaroi shefja e misionit të OSBE-së, Nina Suomalainen.
“Aksent i veçantë duhet t’i vihet edhe edukimit të këshilltarëve zgjedhorë, sepse nga kjo varet kredibiliteti i zgjedhjeve. Nëpërmjet edukimit intensiv të administratës zgjedhore rriten aftësitë dhe standardet profesionale gjatë zbatimit të zgjedhjeve dhe në atë mënyrë mund të  adresohet një pjesë e problemeve të identifikuara më parë në KShZ”,– theksoi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Çiçakovski.
Sipas Çiçakovskit, trajnimi i administratës do të ndihmojë edhe në adresimin e një pjese të rekomandimeve të cekura në raportet për mbikëqyrjen e zgjedhjeve të ardhshme./MRT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *