Wednesday , February 24 2021

3 vjet burg për drejtorin e BDI-së Xhelal Ceka, për deponinë e Tetovës

 

Dënime me kusht prej tre muajve per drejtorin e ndermarrjes pubtike komunaie të Tetovës. Xhelal Ceka si dhe 3200 еurо gjobë me para per ndermarrjen publike komunale Tetovë. Ky është vendimi i gjykates
themelore të Tetovës dhe të Apelit nga Gostivari, transmeton Fakte.

“Me vendimin e gjykatës së apelit, aktvendimi i shkallës së pare është ndryshuar në pjesën e sanksionit penal per personin juridik, Ndërmarrja publike komunale Tetovë, ndaj së ciies tani është shqiptuar dënim në para prej 200 mijë denarëve.
Këtë dënim personi juridik është i detyruar ta paguaje ne аfat prej 30 ditëve pas pranimit të aktvendimir në fuqi. Në të kundërtën, dënimi i shqiptuar në para, do të realizohet me detyrim. Ndërsa per personin përgjegjës XH.C është shqiptuar denim me burg në kohëzgjatje prej tre muajve, dënime të cilat nuk do te zbatohen nëse të akuzuarit në afat prej 1 viti pas hyrjes në fuqi të aktvendimit nuk bëjnë vepra të reja penale”, thanë nga Prokuroria themelore publike.
Sipas informatave të Alsat M, kryetarët e komunave te rajonit te planifikuar te Pollogut duhet të marrin vendim se si do ta zgjidhin problemin komunal. Nga komunа е Tetovës edhe pse kërkuam nuk morëm asnjë përgjigje per ate se çfarë plani kanë per ballafaqim me problemin shumëvjeçarë me deponimin e mbeturinave komunale./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *