Kryetari i Shkupit Koce Trajanovski dhe ai Karposhit Stevço Jakimovski sot kanë bërë përurimin e punimeve të një rruge në lagjen Karposh të Shkupit, shkruan Fakte. Zgjërimi i kësaj rruge do të kushtojë 3.5 milion denarë dhe do të finansohet plotësisht nga ndërmarrja e qytetit “Ulici i Patishta”.
Qyteti Shkupit po vazhdon me intensitet të madh ndërtimin dhe zgjërimin e rrugëve dhe projekteve tjera infrastrukturore, kryesisht në pjesët e banuara me maqedonas. Në lagjet shqiptare gjendja vazhdon të jetë kaotike, komunikacion i ngulfatur, mungesë parkingjesh, si dhe probleme me rrjetet e ujësjellësit e kanalizimit./FAKTE.Net