Wednesday , December 12 2018

28 shtëpi për 28 nëntor, 28 palë çelësa janë gati

“28 Nëntor, ne e kemi zgjedh të festojmë më ndryshe. 28 palë çelësa – 28 familje po bëhen me shtëpi të reja”

Festa e 28 Nëntorit do të festohet në trojet shqiptare dhe anembanë botës, ku ka shqiptarë në forma të ndryshme, percjell Fakte.

Por, Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ka vendosur të festojë ndryshe këtë festë kombëtare.

“28 Nëntor, ne e kemi zgjedh të festojmë më ndryshe. 28 palë çelësa – 28 familje po bëhen me shtëpi të reja.
Komuna e Prizrenit për 20 shtëpi ka dhënë material ndërtimor në vlerë të 4880 eurove për secilën familje, kurse “Jetimat e Ballkanit” kanë dhënë për secilën familje shumen prej 13.120 eurove për ndërtimin e këtyre shtëpive.
Tetë shtëpi që do të dhurohen atë ditë janë nga komuna e Suharekës dhe të Dragashit. Edhe këto shtëpi janë ndërtuar në bashkëpunim me këto dy komuna dhe për secilën familje, komunat kane dhënë nga 5000 euro, ndërsa “Jetimat e Ballkanit” ka dhënë për secilën nga këto familje shumën prej 13000 eurove”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.