Njëzet e dy pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u lënduan kur një aeroplan i JetBlue, nga Bostoni në Sacramento u detyruar të bëjë një ulje emergjente në Dakotan Jugore.
Fluturimi 429 i Jet Blue thuhet se ka hasur në turbulenca të rënda, andaj u detyruar të devijonte në Rapid City, South Dakota, ku ai u ul në 7:30 pasdite, me orën lokale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas medieve të huaja, pasagjerët dhe ekuipazhi, të plagosur janë dërguar në spital për trajtim, ndërsa pasagjerët e mbetur dhe personeli do të vazhdojnë udhëtimin e tyre me një aeroplan tjetër