232.000 euro për kafez të majmunit në Kopshtin Zoologjik në Shkup!

Kopshti Zoologjik në Shkup ka nënshkruajtur kontratë për ndërtimin e kafezit të një banori të saj, majmunit, shkruan portali Fakte. Sipas kontratës, kompania “Kvalitet Betonida” është e obliguar ta ndërtojë kafezin në afat prej 7 muajsh.

Edhepse kontrata është nënshkruar para disa ditësh, kryetari i Shkupit Koce Trajanovski këtë investim pritet ta paraqes para opinionit në periudhën në vazhdim.

Ndryshe, të gjitha vendbanimet shqiptare në Shkup vazhdojnë të kenë mungesë të kushteve elementarë për jetë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *