Wednesday , September 26 2018

20 mln euro kokainë, kush është shqiptari, babai i dy fëmijëve i arrestuar në Belgjikë

Një trafikant droge me iniciale A.M, 44 vjeç me kombësi shqiptare është arrestuar ditët fundit nga Guardia di Finanza e Trentos.

“Ansa” shkruan se shqiptari ishte arrestuar edhe në vitin 2016, gjatë një operacioni kundër drogës, ndërsa udhëtonte si pasagjer me një shtetas tjetër shqiptar, përcjell Fakte.

Në veturë, policia gjeti 93 kg kokainë me një vlerë tregu prej 20 milionë eurosh.

Ndryshe nga shoferi i makinës, A.M. megjithatë, u lirua menjëherë nga gjykata e Bolzanos. Guardia di Finanza ka vazhduar të hetojë, duke u dhënë hetuesve prova të tjera, të cilat i lejonin prokurorit të apelonte rastin në Gjykatën Supreme kundër lirimit të tij.

Tani, pas provave të reja, Gjykata e Bolzanos ka lëshuar një urdhër të ri të paraburgimit në burg, ekzekutimi i të cilit iu besua oficerëve të Trentos.

Procesi

Në fillim të shkurtit të vitit 2016, avokati i shtetasit A.M, arriti të bindte gjykatën, se 44 vjeçari nuk kishte dijeni për lëndën narkotike që ishte fshehur brenda makinës, duke deklaruar se ai ishte vetëm pasagjer i thjeshtë.

Megjithatë, hetuesit vazhduan hetimet për rastin, çka tani Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të tyre duke çuar në pranga shqiptarit.

Që nga dita e lirimit të tij, shkruajnë mediat italiane, ai kishte ikur jashtë vendit. Kjo bërë që ndaj tij të lëshohej një urdhër-arresti në nivel evropian, duke e gjetur atë në Antwerp (Belgjikë) , ku banojnë bashkëshortja dhe dy djemtë.

Bashkëpunimi me Policinë belge, bëri të mundur gjurmimin dhe arrestimin e shqiptarit, duke e ekstraduar atë në Itali ku mbërriti në aeroportin e Linatit (MI) më 22 qershor dhe prej aty u dërgua në burg në Bolzano. /OraNews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.