Monday , December 17 2018

2 vjeçarja nga Lipjani, Amra Bytyqi ka nevojë për ndihmën tuaj

Amra Bytyqi, dy vjeçare nga komuna e Lipjanit ka nevojë për ndihmën tuaj. Ajo tash e disa kohë është diagnostikuar me Leukemi Akute.

Amra e vogël para një kohe e ka bërë transplantin e palcës kurrizore, por ka qenë një virus ai i cili ia ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore, përcjell Fakte.

Tash, 2 vjeçarja duhet sërish t’iu nënshtrohet intervenimeve mjekësore. Mjekimi i saj nuk mund të bëhet në Kosovë, andaj familja Bytyqi po e kërkon ndihmën e njerëzve vullnetmirë që t’iu dalin në ndihmë.

Të gjithë ju që dëshironi që ta ndihmoni Amra Bytyqin në fotografinë e mëposhtme i keni detajet dhe numrin e kontaktit të familjes.

T’ia kthejmë shpresën për jetë kësaj vogëlusheje.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/dy-vjecarja-nga-lipjani-amra-bytyqi-ka-nevoje-per-ndihmen-tuaj-553264/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.