Sunday , April 18 2021

Shtrenjtohen derivatet e naftës, dizeli madje për 3 denarë

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se sërish ka korrigjuar çmimet e derivateve të naftës, përcjell SHENJA.
Sipas njoftimit çmimet e benzinave do të rriten për 0.50 denarë për litër, ndërsa Dizeli do të shtrenjtohet për 3 denarë për litër.
Në përputhje me vendimin nga mesnata një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 67,50 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 69,50 denarë.
Një litër dizel do të shitet për 58, 00 denarë.

Çmimi i Vajit të Lehtë për amvisëri shtrenjtohet për 13.5 denarë. Tani një litër do të kushtojë 58,00 denarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *