Friday , February 26 2021

Humb jetën nëna 32 vjeçare nga Elbasani, e shtruar në sanatorium gjatë shtatzënisë. Foshnja mbijetoi

Qamil Seiti i lindur në vitin 2003 nuk arriti të mbushte 18 vjeç sepse humbi jetën nga Covid, pasi qëndroi disa ditë në terapi intensive, percjell Fakte.

I riu nuk kishte asnjë sëmundje tjetër por virusi e kishte mposhtur dhe as mosha shumë e re nuk arriti ta shpëtojë. Ai është tani viktima më e re e pandemisë që nga fillimi i saj. Qamili nga Memaliaj, ishte një i ri i pasionuar pas kuzhinës, por ditët e fundit u shkëput nga puna sepse bashkë me prindërit e tij u shtrua me urgjencë në spitalin Covid 2 në Tiranë.

Në këtë spital humbën jetën disa persona, mes tyre edhe një 32 vjeçare e cila sapo lindi edhe një foshnje. Fatmirësisht e mitura është në gjendje të mirë.

32 vjeçarja nga Elbasani, u detyrua t’i nënshtrohej një lindjeje të parakohshme me operacion çezarian. Kanë qenë pikërisht komplikacionet dhe gjendja e rënduar nga koronavirusi, që i morën jetën asaj. Sipas burimeve 32 vjeçarja nuk është e vetmja që i është nënshtruar një operacioni çezarian. Ne disa raste, spitalet Covid, janë detyruar që të marrin mjek nga maternitetet, me qëllim kryerjen e këtyre ndërhyrjeve, për pacientet e prekur me koronavirus.

Pavarësisht numrit të lartë të infektimeve në vendin tonë, në këtë spital, vijojnë të vijnë shumë ambulanca të cilat sjellin pacientë për tu trajtuar nga Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *