Thursday , January 21 2021

Manastirliu: Me kapacitetet e frigoriferëve që kemi, mund të ruajmë 250 mijë doza të Pfizer

Mbi 50 mjekë dhe infermierë të spitaleve covid kanë injektuar dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit në ditën e tretë të vaksinimit në Shqipëri. Deri më tani janë rreth 200 persona staf mjekësor të vaksinuar që nga dita e parë e nisjes së vaksinimit.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu treguan për publikun frigoriferët në Institutin e Shëndetit Publik ku po ruhen vaksinat që mbërritën në Shqipëri më 11 janar, njofton euronews.al.

“Në tërësinë e këtyre kapaciteteve, kapacitetet aktuale për temperaturën -70 °C janë për 250 mijë doza vaksine, në mënyrë të menjëhershme, për vaksinën e Pfizer. Dhe sigurisht dhe për llojet e ndryshme të vaksinave. Për ato të Moderna-s nëse do të na vijë -20 °C, kemi kapacitetet për të pritur 950 mijë doza njëkohësisht”, tha znj. Manastirliu.

Përpos Institutit të Shëndetit Publik, sipas ministres, vaksina mund të ruhet edhe në depot farmaceutike të QSUT-së dhe në Agjencinë e Barnave, kapaciteti i të cilave shkon deri në 7 milionë doza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *