Tuesday , January 19 2021

Hovit: Duhet të formohet Gjykatë Speciale

Ish raportuesi per Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit porositi se është e nevojshme të formohet Gjykatë Speciale në kuadër të Gjykatës penale. Lëndët në të cilat
punon Prokuroria Speciale e qe duhet të përfundojnë me padi, sipas tij do te realizoheshin nëse me këto lëndë merret një dhomë e vecantë që do t’u bënte ballë presioneve politike, transmeton Fakte. Hovit ka shprehur këtë qëndrim pas takimit me Prokuroren Speciale, Katica Janeva.

“Nevojitet krijimi i nje reparti të posaçëm në Gjykatën Penale që do të merret me paditë e Prokurorisë Speciale, ngjashëm siç ka repart të posaçëm lidhur me veprate penale per krim të organizuar. Është e qartë se prokurorët e rregullt dhe sistemi gjyqësor mund të jenë nën
presion të madh”, deklaroi Riçard Hovit, ish raportues per Maqedoninë në BE.
Hovit porosiri se ka ndjekur debatin ne Kuvend ku mysafir ishte Katica Janeva duke prezantuar raportin e dytë gjashtëmujor. Hovit dhe parlamientaret tjere evropian nuk përjashtojnë mundësinë që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë Prokurorinë Speciale. “Unë jam i dëshpëruar se kjo mundësi ende ekziston të gjitha partitë kryesore në Maqedoni me thane mua dhe përfaqësuesve të BE-së se nëse Gjykata Kushtetuese në cilëndo fazë vendos kundër kushtetueshmërisë së Prokurorisë Speciale, ata do të kthehen në Kuvend per të bërë ndryshime të caktuara dhe Prokuroria Speciale të vazhdojë me punë”, tha Riçard Hovit, ish raportues per Maqedonine ne BE.
Ish raportuesi per Maqedonine tha se zgjedhjet e ardhshme kane rëndësi të madhe per Maqedoninë. Hovit bëri të ditur se rekomandimi për fillimin e bisedimeve me BE-në, përsëri do të kushtëzohet./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *