Friday , November 27 2020

Hungaria bëhet shteti i parë i BE-së që merr vaksinën e Rusisë, përkundër paralajmërimeve të Brukselit

Hungaria është bërë vendi i parë në Bashkimin Europian që po merr vaksina të prodhuara në Rusi, Sputnik V.

Pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit, Hungaria ka vendosur të ecë përpara me planet e saj për të blerë grupin e parë të vaksinës kundër COVID-19 të Rusisë, njofton Klan Kosova.

Kohët e fundit, ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto njoftoi se 10 dozat e para të Sputnik V kanë mbërritur tashmë në Hungari dhe testet laboratorike do të fillojnë, përpara provave të mundshme klinike dhe miratimit për përdorim masiv.

Më vonë, Ministria Ruse e Industrisë dhe Tregtisë tha se nëse gjithçka shkon mirë, të dy kombet po konsiderojnë prodhimin e përbashkët të vaksinës me bazë hungareze, shkruan RT.

Jashtë BE-së, Rusia ka zhvilluar negociata me një sërë partnerësh të mundshëm për zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave, duke përfshirë Indinë, Meksikën, Brazilin, Azerbajxhanin, Kazakistanin dhe Bjellorusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *