Wednesday , October 21 2020

Pesë të vdekur dhe 273 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24-orëve të fundit në Shqipëri nga 1289 testime për COVID-19 kanë rezultuar 273 raste të reja ndërsa pesë persona kanë humbur jetën.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 44 qytetarë janë shëruar, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve e përgjithshëm të të shëruarve në 10,001.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto komuna: 192 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 7 raste në Sarandë 5 raste në Kavajë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh, 1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe dhe Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *