Wednesday , July 28 2021

BORISOV: NUK DO TA NDIHMOJMË MAQEDONINË KUR TË KETË NEVOJË (video)

Maqedonia të ndërmarrë masa kundër atyre që tallen me përmendoret bullgare. Kjo është kërkesa që i ka bërë kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, kryeministrit të Maqedonisë, në takimin që është zhvilluar të dielën në Vjenë, ku të dy kanë marrë pjesë në bisedimet për krizën e emigrantëve, shkruan gazeta bullgare “24 orë”, transmeton Fakte.

“Nëse nuk ndërmarrin masa kundër asaj që me çekiç të thyhen përmendoret bullgare, do të kenë shumë takime të pakëndshme. Edhe atëherë kur më së shumti do të presin ndihmën e Bullgarisë nuk do ta kenë atë. A e ndihmon ky veprim shoqërimin tonë dhe integrimin e Maqedonisë në BE? Nesër për ta ne duhet të votojmë”, ka thënë kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Përpos kryeministrit Borisov, edhe ministri bullgar për punë të jashtme Daniel Mitov ka kërkuar reagim zyrtar nga ana e qeverisë së Maqedonisë.

Nga ana tjetër MPJ e Maqedonisë në njoftimin e tyre kanë bërë thirrje deri tek ‘miqtë në Republikën e Bullgarisë’ të respektojnë procedurat e pranuara ndërkombëtare për vendosjen e përmendoreve të tilla.

Kujtojmë se gazetari kontrovers Milenko Nedellkovsi ditë më parë ka thyer pllakën përkujtimore në majën Kajmakçallan e cila është e dedikuar ushtarëve bullgar të Luftës së Parë Botërore./Shenja

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *