Wednesday , October 21 2020

LAJÇAK: DIALOGU VAZHDON TË HËNËN – ASOCIACIONI NUK DO TË JETË NË REND DITE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar sot se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen të hënën që të vazhdojn diskutimet rreth pretendimeve financiare dhe pronës, njofton Insajderi.

Kështu bëri të ditur ai përmes një shkrimi në Twitter, ku tutje informoi se çështja e Asociacionit nuk do të jetë në rend dite.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi që njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje.

“Megjithatë, kjo çështje (Asociacioni) duhet të trajtohet në kuadër të një marrëveshjeje gjithpërfshirëse, ashtu si janë marrë vesh palët gjatë takimit të liderëve”, ka thënë ai. /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *