Friday , February 26 2021

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë, në kushte të rënda (video)

Nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” në
Kumanovë, të paktën edhe këtë vit shkollor mësimin do të vijojnë në objektin e ish Kombinatit Bujqësor, pavarësisht se Komuna dhe Ministria kishin premtuar se këtë shtator mësimi do të rillojë në objektet e reja tek
kazerma e qytetit, transmeton Fakte. Drejtori i ketij gjimnazi Hysen Rrahmani thotë se në një takim me ministrin asokohe të arsimit: Abdilaqim Ademi dhe kreun e Komunës së Kumanoves ishte premtuar se shumë shpejtë do të fillojnë punimet per objektin e ri.

“Ka 3 vite nga ai rakim, dhe unë kam qenë shumë i bindur dhe kam pat besim se do të kryhet ajo, pasi që është objekU dhe se mund të adaptohet dhe rregullohet, mirepo edhe sot e kësaj dite nuk është bërë asgjë”, tha Hysen
Rrahmani, Drejtor i Gjimnazit “Sami Frasheri”.
Një zgjidhje per këtë problem kërkojnë edhe nxenesit, te cilet thonë se nuk ka kushte per mësim në objektin aktual, ndërsa siruata është edhe me e renduar nga fakti se nën të njëjtin kulm, mësimet i ndjekin edhe paraleler e nxënësve të Shkollës së mesme teknike.

“Nuk jemi të kënaqur aspak me kushtet: që gjendemi per arsye se na mungojne edhe kushtet me elementare”

“Ne si nxënës të kësaj shkolle nukjemi aq të kënaqur nga kushtet që na orrohen, per shkak se mungojnë shumë kabinete per lëndë të ndryshme, salla sportive” “Nuk ka kushte aq te mira per mesim nuk kemi sallë sportive, klasat janë të ngushta ,poashtu edhe ггида kryesore bënë tëjemi të rrezikuar”

Këshillbarët Komunal topin e hedhin bek Ministria e Arsimit. Ridvan Hasani thote se ргеј dy vitesh presin pergjigje nga Shkupi.

“Ne si komunë dhe këshill komunal kemi mbaruar me fazën e pare, tani presim
propozime nga ministria per ndryshimin e planit dedal urbanistik e cila duhet të kalojë përsëri në këshillin komunal e deri te meremetimi i kazermës”, tha Ridvan Asani, Këshilltar Komunal./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *