Wednesday , April 21 2021

15 vjet pas luftës, Haraçina më keq se më parë

Sot pas 15 vjet, fshati Haraçinë përballet akoma me probleme të ndryshme elementare përfshirë këtu ujin e pijshëm, probleme me kanalizimin, papunësia, infrastruktura e dobët për të cilat organet komunale as që e kanë parë të rrugës të investojnë apo kërkojnë fonde qoftë edhe të huaja për të siguruar një jetë më të mirë dhe më normale për banorët që sakrifikuan jetën e tyre në konfliktin e vitit 2001, transmeton Fakte.

Më 6 gusht, kjo komunë u përball gjithashtu me situatën e vështirë të krijuar nga vërshimet ku katastrofa natyrale mori edhe 22 jetë në qytetin e Shkupit e rrethinës derisa në komunën e Haraçinës derisa kryetari i kësaj komune Brahim Ajvazi i dha një ultimatum qeverisë duke e kërcënuar atë.

Kreu i Komunës i kërcënohet qeverisë, dhe institucioneve kompentente, se poqëse urgjent nuk ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e problemit të ujit në Haraçinë, atëherë ai do të ftojë qytetarët në protestë.

“Ne kemi bërë apel edhe kërkesë si Komunë që më perpara deri ne Qeveri, ne Ministrinë e Bujqësisë, në ndërmarrjen e ujësjellësit, por përgjigje nuk kemi marrë. Në të gjitha istitucionet, të gjitha mekanizmat i kemi lajmëruar edhe реграга, ѕе rreziku është ky që u bë. Ngecja është tek financimi, dhe në të ardhmen këto punë duhet të kryhen, per ndryshe popullata e Haracinës duhet të del në rrugë dhe të kërkojë rrugëdalje, sepse askush nga ne nuk ka dëshirë që banorët e Haraçinës t’i mbushin spitalet me infektime të ndryshme, sepse kjo gjë është duke ardhur”, tha Braim Ajvazi, Kryetar i Komunes së Haracinës.

Kreu i kesaj Komune nevojën për riparimin e ujësjellësit në fshatin Haraçinë e kishte alarmuar edhe kohë më parë tek të gjitha institucionet kompetente, përfshirë edhe Qeverinë. Megjithatë kërkesa për riparimin e ujësjellësit ka hasur në vesh të shurdhër dhe si pasojë menjëherë pas vërshimeve e deri më sot banorët e Haraçinës kanë ngelur pa pikën e ujit të pijshëm.

Rasti paraqitet edhe më alarmant për shkak se një pjesë e madhe e banorëve nuk kanë qenë fare të informuar se nga dëmtimi i rrjetit të ujësjellësit, uji është i ndotur dhe nuk lejohet të përdoret për pije gjë që mund të sjell deri tek një katastrofë të re ose ndonjë epidemi që mund të krijohet tek banorët pas konsumimit të ujit të papijshëm.

Nga ana tjeër një fshatar, 30 vjeçar (I.A), për agjencinë e lajmeve Zhurnal, fajësoi, kryetarët të kësaj komune, nga viti 2001, deri më tani se s’kan bërë asgjë për të përmirësuar cilësinë e jetës të banorëve të mbetur në Haraçinë. Ai theksoi se sot bizneset e vogla në fshat e kanë të vështirë të paguanin taksat, sepse atyre mezi u dalin të ardhurat për vete.

“Është e vështirë të hapësh një kompani apo dyqan, institucionet shtetërore nuk na ndihmojnë dhe procesi i punësimit në administratë është tërësisht i motivuar politikisht, dhe se kjo nuk ishte e drejtë, sepse shkaku i problemit ishte varfëria. Bizneset e vogla në fshat e kishin të vështirë të paguanin taksat, sepse atyre mezi u dalin të ardhurat për vete”, tha ai.

Ai në fund theksoi se kishte ndëgjuar edhe deklaratën e kryetarit të komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazit, i cili dha “ultimatum” qeverisë aktuale, që “sa ma shpejtë të ndërmerren masa për regullimin e ujit të pijshëm, ndryshe do bëjë apel që të gjithë fshatarët të dalin në protesta”, mbetet të shohin, transmeton Zhurnal.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *