Friday , August 7 2020

Nuk ka pare Serbia me i ble kullat e mia! Vëllau i dëshmorit refuzon një milion euro për t’i shitur shtëpitë në Mitrovicë! (Video)

Ali Kadriu nga lagjia “Kroi i Vitakut” në Veri të Mitrovicës, është shqiptari i parë që rezistoi pengesave nga serbët për të ndërtuar shtëpinë në këtë lagje, raporton arbresh.info.

Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive, pas luftës në veri është shumë i vështirë.

Mirëpo, Ali Kadriu me këmbënguljen e tij arriti ta ndërton shtëpinë me disa karakteristika të veçanta.

Edhe pse qeveria serbe i ofroi shumë të mëdha të parave për të shitur tokën dhe shtëpinë, por Aliu nuk pranoi.

“Kam ardh i pari këtu me ndërtu dhe ka qenë shumë vështirë. Këtu nuk kanë lënë serbët mirëpo këmbëngulja ime dhe arrita me ndërtu shtëpinë. Ka qenë krejt e rrethuar me KFOR e UNMIK si visha me ndërtu me largojshin me kanë dërgu në burg”, tha ai.

Kullën që ndërtoi pas luftës me idenë e valluat të tij që ra dëshmorë, ka karakteristikat shumë të rralla dhe që lidhen me ngjarjet me vlerë për Kosovën./Mira Avdimetaj/Arbresh.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *