Friday , August 7 2020

224 raste të reja dhe 10 viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 8 mijë e 554 raste nga 36 mijë e 943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes, pasi sot kanë vdekur 10 persona të infektuar, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4 mijë e 730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 588. Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 70 raste, Komuna Ferizaj 20 raste, Komuna Prizren 20 raste, Komuna Fushë Kosovë 16 raste, Komuna Kaçanik 13 raste, Komuna Vushtrri 10 raste, Komuna Mitrovicë 9 raste, Komuna Gjilan 8 raste, Komuna Lipjan 7 raste, Komuna Podujevë 7 raste, Komuna Drenas 6 raste, Komuna Skenderaj 6 raste, Komuna Dragash 5 raste, Komuna Malishevë 5 raste, Komuna Suharekë 5 raste, Komuna Pejë 4 raste, Komuna Klinë 3 raste, Komuna Viti 3 raste, Komuna Gjakovë 2 raste, Komuna Kamenicë 2 raste, Komuna Obiliq 2 raste dhe Komuna Shtime 1 rast. Në konferencën për media, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar se do të ashpërsohen masat antiCovid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *